Magazinë pajisjesh për ISP · Tiranë
Rreth AFS
AFS — Albanian Fiber Systems është magazinë dhe furnitor pajisjesh për rrjete optike dhe telekomunikacion në Tiranë, aktiv që nga 29 maji 2009.

Punojmë kryesisht me operatorë interneti (ISP), instalues dhe kompani që ndërtojnë ose mirëmbajnë rrjete FTTH, CATV dhe LAN. Mbajmë në magazinë artikujt që përdoren çdo ditë dhe sjellim me porosi pajisjet më specifike.
Katalogu ynë mbulon gjithë zinxhirin: kabllo fibre dhe koaksiale, pasivë dhe shpërndarje, OLT/ONU, media converter, transmetim optik CATV, instrumente testimi dhe vegla për teknikë.
Stok lokal
Artikujt kryesorë gati në magazinë në Tiranë.
Ofertë e shpejtë
Çmime dhe afate të qarta për çdo listë materialesh.
Këshillim teknik
Ndihmë për zgjedhjen e kabllos, splitit dhe pajisjeve sipas projektit.
Fatura me NIPT
Shitje për biznese, me faturë tatimore.
Çfarë furnizojmë
Keni një projekt ose listë materialesh?
Na e dërgoni listën dhe ju përgatisim ofertën me çmime dhe afate dorëzimi.